E Diel, 1 Nëntor 2026

LITUANI – Mijëra njerëz protestojnë për pavarësinë e medias

RIGË, 9 dhjetor /ATSH-DPA/- Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius, për të protestuar kundër rregulloreve të reja ër transmetuesin publik LRT.

Demonstruesit kërkuan mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtën e lirisë së shprehjes.

“Protesta u zhvillua sot përpara parlamentit lituanez, ku u mblodhën rreth 10,000 njerëz”, sipas policisë.

Demonstruesit shprehën shqetësimin se politikanët donin të minonin pavarësinë e LRT-së.

Protesta u nxit nga një projektligj që do ta bënte më të lehtë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të LRT-së, i cili është miratuar tashmë në dokumentin fillestar.

Rregullorja e re u prezantua nga partia populiste në koalicionin qeverisës.

“Seimas”, parlamenti njëdhomësh i Lituanisë, ka vendosur gjithashtu të ngrijë buxhetin e LRT-së në nivelet e vitit 2025 për tre vjet dhe ta shkurtojë atë nga viti 2029 e tutje.

Gazetarët që organizuan protestën thanë se ndryshimet e planifikuara në procedurat për shkarkimin e shefit të LRT-së ishin jokushtetuese.

Ata thanë se ato binin ndesh me ligjin evropian dhe krijonin kushte për ndërhyrje politike në përmbajtjen e transmetuesit publik.

Këshilli i Evropës dhe Unioni Evropian i Transmetimeve kanë shprehur gjithashtu shqetësim në lidhje me nismat legjislative.

Javën e kaluar, punonjësit e LRT-së protestuan duke mbajtur disa minuta heshtje gjatë transmetimeve.

Ata shpjeguan gjithashtu se si vendimet dhe planet e qeverisë mund të ndikonin jo vetëm në LRT, por edhe në të ardhmen e të gjithë peizazhit mediatik në Lituani. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›