E Diel, 1 Nëntor 2026

KINË – Pekini i kërkon SHBA-së të anulojë tarifat e njëanshme

PEKIN, 23 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të anulojnë tarifat e njëanshme të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi disa nga masat e tij.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se po kryente një “vlerësim gjithëpërfshirës të ndikimit të vendimit dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë tarifat’’.

“Kina i nxit Shtetet e Bashkuara të anulojnë masat e njëanshme tarifore kundër partnerëve të saj tregtarë”, tha ministria në një deklaratë. Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe proteksionizmi nuk të çon askund”, theksoi Pekini zyrtar.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›