E Martë, 3 Nëntor 2026

KOMENT – Po vjen fundi i botës dhe për këtë Festivali i Filmit në Kanë stonon

KANË (Francë), 21 maj /ATSH/ – A është kështu fundi i botës?, pyet një personazh në një nga filmat më të përfolur të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë, ”Sirat” i Oliver Laxe, një film mbi një udhëtim në shkretëtirën e Marokut, që sipas asaj që do të zbulohet, do të jetë  purgatori i Luftës së Tretë Botërore, shkruan Jake Coyle për AP.

Ka shumë thellësi mendimin në ”Sirat”, një lloj kombinimi i filmave ”Mad Max” dhe ”The Wages of Fear”, që ky realitet fillon ta kuptojë.

Personazhet kryesorë – Luis (Sergi López) dhe djali i tij Esteban (Brúno Nuñez) – kanë ardhur në një festë rave në shkretëtirë në kërkim të vajzës së zhdukur të Luisit. Kur autoritetet e ndërpresin atë, ata bashkohen me një trupë boheme ravesh që udhëtojnë drejt një destinacioni të ri, të largët.

Ritmet e forta dhe shtytëse janë të shumta në filmin ”Sirat”, jo shumë ndryshe nga ato që bëhen në festat e natës në Kanë. Në këtë film që përballet në mënyrë të habitshme me idenë e arratisjes nga realiteti i ashpër, ka tragjedi të egra dhe kthesa të dhunshme të komplotit. Personazhet e tij futen në një makth që duket shumë si faqet e para të gazetave të sotme.

“Ne donim të ishim thellësisht të lidhur me këtë ditë dhe epokë”, tha Laxe në Kanë.

Sado që Kana të shijojë diellin e Rivierës Franceze, retë e stuhisë kanë qenë kudo në ekranet e filmave në festival, i cili të hënën kaloi gjysmën e rrugës.

Shenjat e fatkeqësisë gjeopolitike janë kudo në një formacion që ndihet në mënyrë të pazakontë në sinkron me momentin.

Tom Cruise, në “Mission: Impossible – Final Awakening”, ka luftuar apokalipsin e inteligjencës artificiale.

Raoul Peck, në “Orwell: 2 + 2 = 5”, ka thirrur paralajmërimet e autorit për totalitarizmin aktual.

Edhe Wes Anderson i ri (“The Phoenician Scheme”) flet për një oligark.

Nëse Riviera Franceze shpesh ka shërbyer si një tërheqje spektakolare nga bota reale, Kana e këtij viti është plot me filma që urgjentisht përballen me të.

Ndoshta është e përshtatshme, pra, që shumë nga ato filma kanë qenë veçanërisht përçarës.

”Eddington” i Ari Aster, ndoshta prodhimi më i madh amerikan në vitet e fundit që merret sinqerisht me politikën bashkëkohore amerikane, u shpërfill më shumë sesa u lavdërua.

Por, për një kohë të gjatë, ”Eddington” është mahnitës i saktë në përshkrimin e Shteteve të Bashkuara rreth vitit 2020.

Në ”Eddington”, sherifi konservator dhe i çrregullt Joe Cross (Joaquin Phoenix) kandidon për kryetar bashkie kundër kryetarit liberal, Ted Garcia (Pedro Pascal), pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mandatet për maskat. Por, në satirën e qytetit të vogël të Aster, si e majta ashtu edhe e djathta janë kryesisht nën ndikimin e një force më të madhe: medieve sociale dhe një realiteti digjital që mund të shkaktojë kaos në jetën e përditshme.

”E shkrova këtë film në një gjendje frike dhe ankthi për botën”, tha Aster në Kanë.

Ka qenë e habitshme se sa shumë është përcaktuar Kana e këtij viti nga vizione të shqetësuara, nëse jo tërësisht të zymta, për të ardhmen.

Ka pasur përjashtime si filmat “Nouvelle Vague” apo “The Phoenician Scheme”.

Por, rrallë festivali i këtij viti nuk është ndjerë si një reflektim i zymtë i ekranit të madh të së sotmes.

Kjo ka qenë e vërtetë në bisedat e përgjithshme rreth festivalit, i cili filloi me kërcënimin e ri të tarifave të SHBA-së për filmat e prodhuar nga jashtë në mendjet e shumë regjisorëve dhe producentëve.

Rritja e fërkimeve gjeopolitike bëri që edhe Bono, zakonisht shumë optimist, të rrëfejë se nuk kishte jetuar kurrë në një kohë kur Lufta e Tretë Botërore ndihej më afër.

Në trillerin politik ”Secret Agent”, regjisori brazilian Kleber Mendonça Filho nuk i drejtohet një rrëfimi të vërtetë historik, por një të trilluari, të vendosur në vitin 1977 gjatë diktaturës ushtarake të Brazilit.

Wagner Moura sjell një ftohtësi natyrale prej ylli filmi në rolin e Marcelos, një ekspert teknologjie që kthehet në qytetin e tij të lindjes, Recife, ku korrupsioni qeveritar është i përhapur dhe vrasësit me pagesë e ndjekin.

Është një e ardhme e zymtë, veçanërisht sepse duket mjaft e besueshme.

Por, sharmi i çuditshëm i filmit ”Arco”, një film me ngjyra të ndezura dhe shumë ylberë, është se i ofron një brezi të ri një ëndërr për një të ardhme që mund të krijojnë.

Një marrëdhënie midis djalit nga e ardhmja dhe një vajze që e gjen atë në vitin 2075 ngjall jo vetëm një miqësi, por edhe një vizion ushqyes të asaj që është e mundur.

”Arco”, në këtë mënyrë, është një kujtesë se filmat më prekës për fatin tonë të tanishëm ofrojnë edhe një rreze shprese.

”Njerëzit ndihen të zhgënjyer nga bota”, tha Laxe, regjisori i filmit ”Sirat”.

”Kohërat janë të vështira, por janë shumë stimuluese në të njëjtën kohë. Do të duhet të shohim thellë brenda vetes. Kjo është ajo që jemi të detyruar të bëjmë sepse tani është një botë e vështirë”, thekson ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›