E Martë, 3 Nëntor 2026

KOMENT – Ukraina dhe Rusia bien dakord për bisedimet e paqes

MOSKË/KIEV, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Ukraina ka rënë dakord me propozimin rus për një raund të mëtejshëm bisedimesh të drejtpërdrejta për paqen që fillojnë sot, edhe pse të dy vendet kryen sulme masive ndaj njëri-tjetrit.

“Delegacioni ynë do të udhëhiqet sot nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov”, shkroi dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në platformën X, duke bërë thirrje për bisedime në një nivel të lartë për të siguruar paqe të qëndrueshme.

Ashtu si raundi i parë dy javë më parë, takimi do të zhvillohet në Stamboll.

Duke paraqitur qëndrimin e Ukrainës në bisedime, Zelensky bëri thirrje për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, lirimin e të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer.

Raundi i dytë i bisedimeve, i njoftuar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të mërkurën, do të vijë një ditë pasi të dyja palët duket se kanë kryer sulme kryesisht të ashpra.

Rusia, u përfshi nga një përpjekje e koordinuar – me qëllimin për të prishur linjat hekurudhore – si dhe sulme me dronë në katër aeroporte ushtarake, ndërsa Ukraina tha se Rusia kishte goditur një njësi ushtarake stërvitore, duke vrarë 12 persona, dhe duke dëmtuar infrastrukturën kritike në qytetin e Zaporizhia.

“Të paktën shtatë persona u vranë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën kur dy ura u shembën në dy rajone ruse në kufi me Ukrainën”, thanë sot zyrtarët vendas.

“Hetuesit rusë thanë se shembja e dy urave gjatë natës, pranë kufirit me Ukrainën u shkaktua nga “akte terrorizmi”, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Në Bryansk, Guvernatori Alexander Bogomaz konfirmoi raportet për një shpërthim në një urë, rreth 80 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

“Treni që udhëtonte nga Klimovo për në Moskë mbante 388 persona”, tha Bogomaz në televizionin shtetëror.

“Një pjesë e urës u shemb dhe më pas ra mbi një tren që kalonte poshtë saj”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. “Konduktori i trenit ishte midis të vrarëve”, shtoi TASS.

Shërbimet sekrete ukrainase ka kryer vazhdimisht akte sabotimi dhe sulmesh në territorin rus, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Moska më 24 shkurt 2022.

Ndërsa ushtria ukrainase nuk ka komentuar deri më tani incidentet e dyfishta, shërbimi i saj i inteligjencës raportoi dje një shpërthim në tren në Ukrainën jugperëndimore të pushtuar.

Treni ushtarak në rrugën për në gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, që mbante rezervuarë karburanti dhe vagona mallrash, doli nga shinat si pasojë e një shpërthimi mëngjesin e së shtunës, thuhet në deklaratë.

“Shpërthimi ndërpreu një rrugë të rëndësishme logjistike për ushtrinë ruse në zonat e pushtuara të Zaporizhias dhe Krimesë”, sipas deklaratës.

Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në vitin 2014, përpara se të pushtonte rreth një të pestën e territorit kontinental të Ukrainës – si pjesë e pushtimit të saj në shkallë të plotë. Moska deri më tani nuk ka komentuar mbi pretendimet.

“Diku tjetër në Ukrainë, të paktën 12 persona u vranë në një sulm rus me raketa në një njësi stërvitore të ushtrisë”, sipas ushtrisë.

“Më shumë se 60 persona u plagosën në sulmin e djeshëm”, sipas një deklarate nga forcat tokësore.

Komandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Mykhailo Drapatyi mori përgjegjësinë për incidentin dhe njoftoi dorëheqjen e tij të menjëhershme në Facebook. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›