KOPENHAGË – Frederiksen: Lufta hibride e Rusisë, kërcënimi më i madh që nga LIIB

KOPENHAGË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja daneze, Mette Frederisken u bëri thirrje udhëheqësve të tjerë evropianë të ndërmarrin veprime së bashku pas një serie ndërhyrjesh në hapësirën ajrore dhe interceptimeve të dronëve në disa vende evropiane.
Qeveria daneze i quajti interceptimet e përsëritura të dronëve që prishën rëndë trafikun ajror danez një “sulm hibrid”.
Më herët në shtator, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë, pasi një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore polake.
“Mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, jo më Lufta e Ftohtë”, theksoi Frederisken.
‘’Vendet e BE-së duhet të lënë pas pikëpamjet e tyre kombëtare kur flasin për sigurinë në Evropë. Nëse e shikoni Rusinë dhe luftën e saj hibride nga një perspektivë evropiane në vend të perspektivës suaj kombëtare, atëherë mendoj se të gjithë duhet të jenë në të njëjtën faqe që duhet të riarmatosim të gjithë”, theksoi ajo.
‘’Lufta në Ukrainë nuk duhet të shihet si një luftë në një vend evropian, por si një përpjekje ruse për të na kërcënuar të gjithëve”, përfundoi ajo./ /os/