OSLO – Norvegjia: Deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje midis dronëve dhe aktorëve shtetërorë

OSLO, 1 tetor /ATSH-DPA/- Autoritetet në Norvegji deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë ndonjë lidhje midis pamjeve të fundit të dronëve në vend dhe aktorëve shtetërorë.
Një përfaqësues i lartë i shërbimit të inteligjencës vendase norvegjeze, PST tha se deri më tani, nuk kishte pasur konfirmim të një lidhjeje me incidentet e ngjashme të dronëve në vendet e tjera.
Që nga fillimi i javës së kaluar, ka pasur alarme të përsëritura për dronë në Danimarkë, një tjetër vend anëtar skandinav i NATO-s.
Ndërhyrja e disa dronëve të mëdhenj në hapësirën ajrore çoi në mbylljen e Aeroportit të Kopenhagë, për disa orë.
Që atëherë, dronë të dyshuar janë vërejtur vazhdimisht edhe në Norvegji mbi aeroporte dhe infrastrukturën e rëndësishme, përfshirë një strukturë të përpunimit të naftës.
Ashtu si në Danimarkë, mbetet e paqartë se kush qëndron pas këtyre incidenteve. //a.i/