E Martë, 3 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Vendimi i cili u shpall sot, është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›