Kampi veror për fëmijët, organizohet për të disatin vit radhazi nga Mitropolia e Korçës

Mitropolia e Shenjtë Korçë është duke organizuar kampin veror ditor për fëmijët e moshës 6 deri 15 vjeç, që ka për qëllim edukimin dhe argëtimin e tyre gjatë verës.
Kampi i cili zhvillohet tek Manastiri i “Shën Marisë’ në fshatin Boboshticë, këtë vit ka bërë bashkë rreth 100 fëmijë.
Programi i kampit është hartuar në atë mënyrë që fëmijët të edukohen me vlerat e krishtera, por edhe të argëtohen.
Vetë fëmijët tregojnë për këtë eksperiencë të bukur.
Gjatë kohës së kampit fëmijët marrin pjesë në lojëra të ndryshme edukative dhe argëtuese, duke kaluar një kohë cilësore me bashkëmoshatarët e tyre.
/rtsh.al/