E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon “saga” e zgjedhjeve, kandidati fitues Tonin Gjuraj i falenderoi të gjithë në daljen publike

Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka tashmë rektorin e ri dhe ai është Tonin Gjuraj i zyrtarizuar nga KIZ. Në një dalje publike kandidati fitues falenderoi të gjithë stafin akademik, studentët dhe mediat për punën e tyre.

Ai u shpreh se është uruar edhe nga kandidatët rivalë në garë.

“Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht pedagogët dhe studentën të Universitetit që i besuan projektit tim të transformimit. Më kanë uruar edhe kandidatë”, tha Gjuraj.  

Nisja e punës për vitin e ri akademik do të jetë veprimi më i shpejti që rektori i ardhshëm pritet të ndërmarrë.

“Nuk do të ketë pushim për ne. Do të shohim të punojmë për masat që janë të menjëhershme që kanë të bëjnë me nisjen e vitit të ri shkollor”, shtoi ai.

Kandidati Tonin Gjuraj mori shumicën e votave në zgjedhjet për rektor të 21 qershorit, por procesi u zvarrit për disa ditë ndërsa mbrëmë KIZ mori vendimin që e shpall atë fitues.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›