Reshjet e ditëve të fundit kanë ndërprerë korrjen e grurit në Kukës

Që nga dita e djeshme qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitetit të lartë shoqëruar edhe me breshër disa minuta.
Nga të dhënat deri më tani nuk raportohen dëme në bujqësi,duke përjashtuar raste në disa zona të thella.
Sipas specialistit të Bujqësisë, Sherif Visha pjesa më delikate janë perimet, ku sipas tij “nëse do të kemi dëmtime duhet të veprohet me disa mënyra“.
Visha bën me dije se si rrjedhojë e rreshjeve është ndërprerë korrja e grurit edhe pse pjesa më e madhe e sipërfaqes ka përfunduar.
Qarku Kukës numëron afro 300 hektarë tokë të mbjellë me grurë,ku prodhimi këtë vit duket më i mbarë se vitet e shkuara.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/