E Martë, 3 Nëntor 2026

Kampionati Evropian i Basketbollit U16, nga 5-13 korrik në Shkodër

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Shkodra do të mirëpresë Kampionatin Evropian të Basketbollit U16 nga data 5 deri më 13 korrik.

Në kuadër të këtij evenimenti ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin e Shkodrës, sportistët kuqezi të kombëtares shqiptare janë pritur në ambientet e bashkisë Shkodër.

Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ky është një moment i rëndësishëm për basketbollin shqiptar dhe për Shkodrën si mikpritëse e këtij aktiviteti madhor.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se “bashkia ka qenë e gatshme të mirëpresë një aktivitet të tillë, duke ofruar kushte cilësore jo vetëm në Pallatin e Sportit, por edhe në grumbullimin dhe përgatitjen e ekipeve”.

Ai ka ftuar gjithashtu tifozët shkodranë që të mbushin Pallatin e Sportit për të mbështetur kuqezinjtë tanë.

Ky kampionat është jo vetëm një mundësi për të promovuar talentin e basketbollit shqiptar, por edhe një moment krenarie për Shkodrën, që përmes mikpritjes dhe infrastrukturës së saj po tregon se është gati të presë aktivitete me përmasa ndërkombëtare.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›