E Martë, 3 Nëntor 2026

Studentë francezë vizitë studimore në Portin e Durrësit

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) në Portin e Durrësit, në vijim të angazhimit të saj për promovimin e detarisë dhe bashkëpunimin me organizma profesionalë ndërkombëtarë, mirëpriti sot një grup studentësh francezë dhe shqiptarë, pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar “Shqipëria: trashëgimia kulturore dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian”.

Vizita kishte për qëllim të prezantonte rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në ekonominë kombëtare dhe rajonale, si dhe rolin e tij në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me historikun, funksionimin dhe zhvillimet e fundit të portit, si dhe me sfidat dhe perspektivat në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qëndrueshmërisë mjedisore e ekonomike.

Ky aktivitet është pjesë e një jave intensive leksionesh, diskutimesh dhe vizitash studimore që synojnë të thellojnë njohuritë mbi realitetin shqiptar, vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nga vizita e studentëve francezë në Portin e Durrësit 1 nga 10

/e.i//r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›