E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca ndryshon rendin e ditës fut dekretet e Presidentit për ndryshimet në qeveri

Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me argumentin se nuk u ishte dhënë fjala. Ndërkohë, mazhoranca propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Ndryshimi i rendit të ditës u miratua me 83 vota pro nga deputetët e shumicës, ndërsa opozita vijoi të qëndrojë në foltore në shenjë proteste.

Në seancën e sotme pritet të votohet edhe për ministrat e rinj, pasi një ditë më parë presidenti Begaj dekretoi 7 ndryshime në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

7 ndryshimet në qeveri

Albana Koçiu, zëvendëskryeministre – zëvendëson Belinda Balluku

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – zëvendëson Elisa Spiropali

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes – zëvendëson Pirro Vengu

Eriona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›