Kapet grabitesi, fshihej ne Greqi
Nje person i kerkuar per grabitje me arme ka rene mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne prangat e uniformave blu te Gjirokastres. Roland Pollo, 28 vjec, me origjine nga Lazarati dhe banues ne Ksamil te Sarandes, eshte ndaluar ne kufirin shqiptaro-grek ne vendkalimin kufitar te Kakavijes. "Ai ishte pjese e nje grupi prej 28 emigrantesh ilegale, te cilet u riatdhesuan nga policia greke ne Kakavije, pasi nuk kishin dokumente dhe lejeqendrimi ne shtetin grek", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Roland Pollo ishte vendosur ne krye te listes se personave te kerkuar nga Komisariati i Policise Permet, me 29 shtator 2001, pasi eshte denuar me 12 vjet burg nga Gjykata e Rrethit te Permetit, me date 24 janar 2005, per vepren penale te "vjedhjes me arme ne bashkepunim". Edhe pas ankimimit ne Gjirokaster, Gjykata e Apelit, me vendim te dates 11 korrik 2005, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit te Permetit.
Zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, saktesoi dje se, "ky person me daten 26 shtator 2001 ne bashkepunim me Sokol e Orgest Maliqin nga fshati Ogren i Permetit ne vendin e quajtur "Cezma e Lupekes" ne fshatin Ogren te rrethit Permet kane vjedhur me arme 3 banore te ketij fshati
Blerim Kore