"Nuk e njoha te dyshuarin e "Hakmarrjes"
Njeri nga te plagosurit e ngjarjes se dy diteve me pare ne fshatin Radhime te rrethit te Vlores, Roland Ahmeti, ka hedhur poshte versionin se janw goditur nga nje prej njerezve te perfolur si anetare te bandes "Hakmarrje per drejtesi" - Roland Shyti. Viktima ka treguar dje per "Koha Jone", se ai nuk ka arritur te njohe personin qe e ka qelluar me thike. "Nuk e njihja ate qe me qelloi", tha Roland Ahmeti nga shtrati i repartit te kirurgjise ne spitalin rajonal te Vlores, ku ndodhet i shtruar. "Une furnizoj nje pjese te mire te lokaleve me prodhime deti dhe prandaj shkova dhe ne lokal, per te shperndare mallin. Po aty eshte punesuar im bir, i cili eshte kamerier". I plagosuri ka treguar se ishte ulur per te pire nje kafe, ndersa ne tavolinen perballe ishin ulur disa persona te panjohur, qe nuk i kishte pare kurre me pare. "Nuk e mbaj mend se sa veta ishin, vetem se ata na thane te dilnim jashte per t'u sqaruar. Sapo dolem me pyeten se perse u kisha ngulur syte. Me pas nuk kujtoj asgje. Nuk e mbaj mend as fytyren e atij qe me qelloi pas shpine. Po ashtu u qellua edhe im vella. Ne jemi njerez ne punen tone. Une nuk e njoh fare Roland Shytin, se kam idene kush eshte dhe nuk kam asnje lidhje me ta. Madje nuk kemi asnje konflikt me askend", thote Roland Ahmeti. Vellai tjeter i plagosur, Ilir Ahmeti, ndodhet i shtruar ne te njejtin repart te spitalit. Ai nuk ishte ende ne gjendje te fliste, pasi ishte ende me aparaturat e frymemarrjes, te cilat e furnizojne me oksigjen. Bluzat e bardha te spitalit te Vlores bene te ditur dje se te dy vellezerit e kane kaluar rrezikun per jeten. Nderkohe, mesohet se policia e Vlores vijon te kerkoje si autor te krimit Roland Shytin, pa dhene shpjegime se kush e ka identifikuar. Ornela Hila