Kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim, i dënuar nga GJKKO për kultivim narkotikësh

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ U finalizua sot nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ëanted 3”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim.
Bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.