Kapet në flagrancë duke gjuajtur shpendë në fshatin Prush, arrestohet 35-vjeçari

Gjatë një patrullimi rutinë në zonën e liqenit të Prushit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ushtronte gjueti të paligjshme, në kundërshtim me moratoriumin e vendosur për ndalimin e kësaj veprimtarie.
Personi i identifikuar si N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, u arrestua menjëherë pas konstatimit të veprës penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”. Policia sekuestroi gjithashtu armën e gjahut dhe municionin përkatës.
Kontrollet për parandalimin e gjuetisë së paligjshme vijojnë në gjithë territorin, ndërkohë që materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/