E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina bën thirrje kundër përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme

Kina deklaroi të mërkurën se është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave iraniane, si përgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri amerikan. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, u bëri thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë përmbajtje, duke ndaluar intensifikimin e konfliktit dhe duke marrë masa konkrete për uljen e tensioneve. 

Ndërkohë, Irani kreu sulme ndaj bazave amerikane në Jordani dhe Bahrein, duke e përshkallëzuar më tej përplasjen me Uashingtonin.

Këto janë përballjet më të ashpra mes dy vendeve që nga armëpushimi i 8 prillit, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump se negociatat për paqe ishin pranë përfundimit. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›