E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferencë në universitetin “Fan Noli”, shumëgjuhësia, inovacioni e digjitalizimi në politikat europiane

Në universitetin “Fan Noli” të Korçës është çelur konferenca e dytë ndërkombëtare me tematika të shumëgjuhësisë, inovacionit e digjitalizimit në kuadrin e politikave europiane.

Të ftuar kanë qenë kërkues, mësues, studentë nga treva të ndryshme shqiptare dhe të huaja duke prezantuar ekspertizat, kërkimet e risitë në fushën e edukimit duke e gërshetuar këtë me të rejat në fushën e teknologjisë.

Dr. Juliana Çyfeku, Pedagoge në Departamentin e Gjuhëve të Huaja u shpreh se  mësimi po gërshetohet më shumë me të rejat e teknologjisë dhe zhvillimet e fundit.

“Jemi mbështetur mbi guidat e Ramzës të cilat kërkojnë që studentët tanë të kenë aftësi multigjuhëore, të jenë të aftë për tregun e punës dhe kjo konferencë ka sjellë sot kërkues, studiues, të cilët kanë sjellë kërkimet dhe risitë e tyre. Mësimi po gërshetohet më shumë me të rejat e teknologjisë dhe zhvillimet e fundit”, tha Çyfeku.

Kjo konferencë ndërkombëtare ka qenë e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Edukimit, pranë Universitetit Fan Noli në Korçë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›