Turizmi në sytë e një “ciceroni”, ky sektor në vendin tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit

Turizmi, qoftë ai malor apo bregdetar, kanë pasur një zhvillim të madh vitet e fundit në Shqipëri. Madje vërehet që në zonat turistike nuk ka më as dallim mes stinëve dhe turistët e huaja janë të pranishëm gjatë gjithë vitit.
Shkëlqim Tuzi ushtron profesionin e guidës turistike prej rreth 30 vitesh ai thotë se turizmi në vendin tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
“Interesi është rritur dhe është në rritje nga viti në vit për vendin tonë. Ka dhe njerëz që rikthehen pas disa viteve. Kjo do të thotë që Shqipërinë e gjejnë ndryshe nga e presin. Madje disa nga turistët thonë se vijën me frikë por gjejnë të gjitha ato që duan.
Interesi i turistëve për të vizituar atraksionet në Shkodër është i lartë ku kalaja Rozafa mban edhe numri më të lartë të tyre
Vitin e kaluar, Shkodrën e vizituan mbi 1milion turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.a/