E Premte, 6 Nëntor 2026

Konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare, partitë e vogla i propozojnë Begajt 4 majin

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Partitë e vogla i kanë propozuar presidentit Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një prononcim për mediet pas takimit me kreun e shtetit argumentoi arsyet pse partitë e vogla propozojnë këtë datë.

“Ne propozuam datën 4 maj. Kushtetutat parashikon 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji. Përflitet që në 9 maj ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave të Evropës, mendojmë që data 11 është e papërshtatshme”, tha ai.

“Besoj që do të takojë dhe të tjerët presidenti. Ne kemi dhënë propozimin tonë. Kemi një orë që flasim. Kushtetuta përcakton 4 të diela dy të prillit dy të majit, por data 11 mund të ndikojë konsiderueshëm në zgjedhje se i bie të mbyllet fushata në 9 dhe të mbledhë ata të Evropës. Dhe kjo nuk është normale”, u shpreh Duka.

I pyetur nëse është ky edhe mendimi i PD-së, Duka tha se PD do të vijë vetë në takim me Kreun e Shtetit dhe do të konsultohet vetë.

Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Takimi me drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ në Presidencë zgjati rreth një orë.

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi pas takimit me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj tha për mediat se i ka shprehur Presidentit shqetësimin se para caktimit të datës së zgjedhjeve do duhet të merret parasysh që ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e emigrantëve.

Deleted: Po ashtu, Idrizi tha se, ende janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për padinë që është bërë nga partitë e vogla kundër Kodit të Ri elektoral të dakordësuar nga PD dhe PS për mbylljen e listave me 1/3. Deleted: Idrizi tha se, PDIU sheh si datë më të përshtatshme dy të dielat e fundit që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve, pra përkatësisht i bie 4 ose11 maji. Deleted:

“Patëm një diskutim konstruktiv me Presidentin për datën e zgjedhjeve që tashmë është një traditë. Datat janë të njohura, ka nevojë për më shumë kohë për votimin e emigrantëve, akoma s’ka dakordësi te sistemi rregullator për modalitetet dhe procedurat duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Kjo ka qenë gjithmonë prerogativë e partive të mëdha, edhe dakordësia për kodin zgjedhor u bë mes tyre. Atë ditë zgjedhin shqiptarët, gjithë partitë janë të barabarta”, tha Idrizi.

Deleted: Ai u shpreh se, “do të jetë edhe kohë e muajit të Ramazanit, që prapë duhet marrë parasysh nga pikëpamja kohore. Lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera. Unë dhashë si kërkesë apo opinion. Është fakt që për sa kohë s’ka dakordësi për rregullatorin, për modalitetet e votës së emigrantëve, duhet marrë parasysh që s’ka dakordësi. Do doja një datë sa më të arsyeshme, jo dita e parë”, tha Idrizi për mediet.

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj po ashtu bisedoi me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Shehaj u shpreh se, propozoi 4 majin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Shehaj shtoi se Presidentit i komunikuan edhe shqetësimet e tyre për procesin zgjedhor, bazuar te ato të fundit.

“Komunikuam dhe i shprehëm shqetësimet tona që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Partia në pushtet fitoi 90% të bashkive në zgjedhjet e fundit dhe kjo tregoi se ka shumë probleme”, tha ai.

“Presidenti ka pak hapësira për të ndërhyrë. Vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve dhe që qytetarët shqiptarë të zgjedhin se kush do e qeverisë vendin”, u shpreh Shehaj.

Shehaj theksoi se, Samiti me liderët e Evropës nuk mund të mbahet para zgjedhjeve.

“Jemi në nivel thashethemesh, nuk ka akoma datë zyrtare. Unë mendoj që është e papranueshme dhe e padobishme e me ndikim të madh në zgjedhje nëse ky event kaq i rëndësishëm mbahet dy ditë, një javë apo një muaj para. Nuk mund të vendoset data e zgjedhjeve të ardhshme duke u bazuar në informacione të paverifikuara. Le ta bëjnë pas zgjedhjeve, nuk besoj që është problem i madh për ta. Sepse partia në pushtet e përdor si vlerësim për qeverinë shqiptare, jo për kombin”, tha ai.

Të enjten Presidenti Begaj do të zhvillojë takim me përfaqësues nga Partia e Lirisë.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, por edhe përfaqësuesit e KQZ janë thirrur në takim nga Presidenti ditën e hënë. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›