Kriza klimatike- Sekretarja e Brendshme Deb Haaland: SHBA ka nevojë për një Presidente si Harris

Sekretarja e Brendshme Deb Haaland, e cila bëri histori kur u bë e para amerikane vendase që shërbeu si sekretare e kabinetit, në fjalën e saj në natën e fundit të Konventës Kombëtare Demokratike u ndal te nevojën për adresimin e krizën klimatike.
Ajo deklaroi se SHBA kanë nevojë për një Presidente si Kamala Harris e cila e kupton këtë problematikë.
“Donald Trump e quajti “krizën klimatike një mashtrim. Ai e bëri më të lehtë për kompanitë e mëdha të helmonin ajrin dhe ujin tonë. Një president amerikan duhet të udhëheqë botën në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Ne kemi nevojë për një president që e kupton atë detyrë. Kjo është Kamala Harris. Harris dhe Tim Walz do të “luftojnë për të ardhmen tonë ku të gjithë kemi ajër të pastër, ujë të pastër dhe komunitete të shëndetshme”, tha ajo, duke vënë në dukje rekordin e zëvendëspresidentit si një kampion për klimën dhe drejtësinë mjedisore për dekada.
/rtsh.al/