“Koordinata”, asgjësohen 150 bimë narkotike në Lezhë, një i arrestuar

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, në një parcelë në fshatin Berzanë në Lezhë, janë gjetur dhe asgjësuar sot 150 bimë narkotike kanabis sativa.
“Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.
Policia bëri me dije se gjatë ndërhyrjes në parcelë, “u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Z. K., 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””.
Sipas Policisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
/m.q//r.e/