E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia e Dibrës referon dy shtetas në SPAK

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve: E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të Policisë.

Policia njofton se, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për  shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh. /j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›