Kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje në Vorë, procedim në gjendje të lirë për Flamur Nokën

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas komunikimit me Prokurorinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas njoftimit të Policisë, procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen SPAK, për hetime të mëtejshme.
/r.e/