Zëdhënësi i fushatës së PD-së apel qytetarëve: Dilni votoni

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Zëdhënësi i fushatës së PD-së, Andi Mustafaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë në këto minuta të fundit të mbetura para mbylljes së orarit zyrtar të votimit.
“Duke falënderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve, iu bëjmë thirrje atyre që nuk kanë votuar ende, të dalin të shprehin vullnetin e tyre, të lirë”, tha Mustafaj, në një deklaratë për mediet, nga selia e PD-së.
Ai falënderoi edhe vëzhguesit e komisionerët e PD-së.
“I falënderojmë pasi kanë mbajtur sot të gjallë demokracinë, në kushte krejtësisht të pabarabarta, përballë ndërhyrjeve manipuluese, kërcënuesve”, shtoi ai.
Mustafaj nga ana tjetër kujtoi se PD ka listuar të gjithë ata që janë verifikuar se kanë ndërhyrë në procesin e votimeve.
“Hajdutëve elektoralë u bëj me dije se jeni të listuar me pamje, emër dhe rekorde si terroristë elektoralë”, tha Mustafaj. /j.p/