Fotografuan votën, Policia arreston dy qytetarë në Këlcyrë e Gjirokastër

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër dhe Librazhd arrestuan respektivisht në flagrancë shtetasit M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë dhe M. F., 43 vjeç, banues në Librazhd për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit M. P., 30 vjeç, rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë dhe M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit.
Policia ka sekuestruar aparatet celularë të përdorur në këto raste dhe materialet ia ka kaluar Prokurorive në Gjirokastër dhe Elbasan për veprime të mëtejshme.
1 nga 2/j.p/r.e/