E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza më e rëndë ekonomike në Greqi

Greqia po përjeton krizën më të rëndë ekonomike gjatë 15 viteve të fundit, bën të ditur hulumtimi i agjencisë “Kapa Research”.

Raporti i publikuar në gazetën “To Vima” nënvizon se shtrenjtimi i standartit të jetës për 71 për qind është një problem i madh për qytetarët e këtij vendi.

Përve ç kësaj, papunësia është një problem i dytë në këtë hulumtim dhe për këtë janë deklaruar 42 për qind e të anketuarve, ndërsa 40,5 për qind janë të shqetësuar për situata ekonomike. Mbi 57 për qind e grekëve theksojnë se kanë probleme serioze me çështjen e financave. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›