Kryeprokurorja, Kongresit Amerikan: Duam të marrim në pyetje Diverolin
Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Kongresit Amerikan për marrjen në pyetje të presidentit të kompanisë AEY, Efraim Divelori, lidhur me çështjen e Gërdecit.
Në një kërkesë të firmosur nga kreu i Prokurorisë Ina Rama sqarohet arsyeja e kërkesës drejtuar Kongresit Amerikan. Sipas Ramës, kërkohet që Diveroli të merret në pyetje për llogari të palës shqiptare.
Ajo e cilëson shumë të rëndësishëm për vijimin e hetimeve në këtë çështje dëshminë dhe të dhënat e tjera që do të merren nga ai.
Në kërkesën e dërguar dhe për të cilën pritet një përgjigje, mësohet se Diveroli do pyetet për Gërdecin dhe për trafikun e armëve që blidheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Afganistan.
Nesër pritet që kmomisioni hetomor i kongresit Amerikan në Ëashington të
të diskutojë mashtrimin e 300 milionë dollarësh të kompanisë AEY.
Gjithë afera e Diverolit, ku përfshihet dhe Shqipëria doli në dritë pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Gërdec për të cilën tashmë është nën hetim ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndërkohë Prokuroria Shqiptare është duke hetuar për çështjen e Gërdecit dhe tragjedinë që u shkaktua në 15 mars.
Efraim Diveroli u arrestua pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i akuzuar për trafik armësh që merreshin nga Shqipëria. Sipas avokatit të tij, Divelori është mashtruar nga qeveria shqiptare, pasi (gjithmonë sipas avokatit) nuk e ka ditur që fishekët ishin kinezë. Ndërkohë që sot, reagoi Ministria e Mbrojtjes, duke deklaruar të kundërtën dhe që Diveroli ka qenë në dijeni të origjinës së fishekëve.
Vetëm një ditë më parë reagoi Partia Socialiste, përmes deputetit Erion Braçe, duke kërkuar hetim për përfshirjen e qeverisë në këtë trafik armësh. “Hetimet duhet të jenë të pavaruara dhe të nxjerrin në dritë të vëretëtën. Qeveria nuk reagon pas arrestimit, që d të thotë se ajo është e përfshirë në të, madje të gjitha faktet e dëshmojnë përfshirjen e qeverisë së Berishës në këtë skandal të trafikut të armëve”- ka deklaruar Braçe.