E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kujdesi për bombolat e gazit – “Blini bombola të rekomanduara për shtëpi. Mbushini në pika të licencuara”

Reparti zjarrfikës në Shkodër ka përballuar një sezon të vështirë duke shuar mbi 350 raste zjarri gjatë verës. Tashmë rreziku i temperaturave ka rënë thotë drejtori i repartit Agim Ponari, megjithatë ka një tjetër faktor risku në stinën e vjeshtës dhe dimrit. Rreziku nga bombolat e gazit.

“Kemi pasur rreth 350 raste, në stinën e vjeshtës dhe të dimrit dhe kemi problem bombolat e gazit në shtëpia”, u shpreh Ponari.

Ponari nuk ka përjashtuar mundësinë e pikave të mbushjes së gazit që janë jashtë kushteve teknike ndaj ka apeluar drejt qytetarëve që të kenë kujdes.

“Duhet të mbushin bombolat në pikat të cilat janë të licencuara, dhe të mos përdorin bombola 5 litroshe sepse janë shumë të rrezikshme”, tha ai.

Shërbimi zjarrfikës apelon për më shumë kujdes dhe për informim të vazhdueshëm nga qytetarët, për të shmangur ngjarje të rënda që mund të preken nga një pakujdesi e vogël. Kryesore mbetet mbushja e tyre në pika të licencuara si dhe kontrollet e vazhdueshme të bombolave.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/              

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›