Kumbaro: “UNUM Festival” në Shëngjin, shpërthim i muzikës së mirë dhe energjisë së detit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Shëngjini po mikpret festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike, UNUM, një event që mbledh mijëra të rinj nga Evropa, duke u kthyer në kartivizitë prestigjioze të Shqipërisë turistike.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale momente nga nata e parë e këtij festivali që përçoi shpirtin e festës.
“Nata e parë e UNUM Festival 2025 në Shëngjin ishte një shpërthim i vërtetë i muzikës së mirë, shpirtit të festës dhe energjisë së detit”, tha Kumbaro krahas pamjeve.
Ky festival mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës “house” dhe “tekno” që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit.
Për organizatorët e këtij festivali, Shëngjini është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe. Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota.
UNUM Festival, organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit me hapësirë riciklimi, workshope edukative për riciklimin, joga e sporte ne natyrë muzikë dhe art dhe vullnetarë që do të sensibilizojnë dhe mbledhin mbetjet gjatë ditëve të festivalit.
/m.m/ /a.g/