E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti takon gjeneralin amerikan Osborn, diskutohet për transformimin dhe modernizimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti këtë të mërkurë në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

Duke i uruar mirëseardhje, Kurti e falënderoi Gjeneralmajorin Osborn për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik. Ndërsa tha se në këtë rast partneriteti i Republikës së Kosovës është i dyfishtë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi.

Kryeministri Kurti dhe Gjeneralmajor Osborn biseduan për hapat e parë dhe tejet të rëndësishëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u dakorduan për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të Sugjeruara

Presidentja Pula pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian: Anëtarësimi në BE mbetet synim i Kosovës

Presidentja Pula pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian: Anëtarësimi në BE mbetet synim i Kosovës

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe...

16:17 | 04/11/2026

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›