Kushner: Pavarësia, zgjidhja e vetme
Shefi i diplomacisë franceze, Bernar Kushner, ka deklaruar dje se përveç pavarësisë nuk ka pasur zgjidhje tjetër për Kosovën. "Nuk ka pasur zgjidhje tjetër, përveç se t‘i jepet pavarësia asaj pjese të Ballkanit, asaj pjese të ish-federatës jugosllave", ka deklaruar Kushner për radion franceze. Për shefin e diplomacisë franceze është "një parabolë shumë e bukur që Sllovenia, vendi i parë që braktisi federatën jugosllave, dhe e cila sot duke kryesuar me BE-në mundëson, përkatësisht organizon pavarësinë e pjesës së fundit (të federatës), përkatësisht të Kosovës". Pasi shprehu keqardhje për shkak se negociatat midis serbëve dhe shqiptarëve që zgjatën 18 muaj nuk dhanë rezultate, Kushner konsideron se zgjidhja është që Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e BE-së. "Për Serbinë duket qartë që ne qëmoti i kemi propozuar (BE-së), ndërsa për Kosovën ende nuk është koha", ka thënë shefi i diplomacisë franceze.