E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushte moderne për 640 nxënësit e shkollës “Sotir Gurra” në Korçë


TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Shkolla “Sotir Gurra” në Korçë mirëpriti sot nxënësit dhe mësuesit me kushte moderne dhe standarde bashkëkohore, pas investimit për rehabilitimin e godinës ekzistuese.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga dita e parë e shkollës në mjediset e reja të këtij institucioni arsimor.

Rama theksoi se 640 nxënës dhe 47 mësues të shkollës “Sotir Gurra” në Korçë kanë sot një shkollë të rilindur, me kushte e hapësira dinjitoze për të mësuar, punuar dhe ëndërruar më shumë.

Rikonstruksioni i shkollës përfshiu të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme, duke përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat për mësuesit dhe palestrën moderne për aktivitetet sportive.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›