E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton amendamentin e Osmanit për president nga populli

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Sonte mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është shqyrtimi i amendamenteve Kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Seanca është caktuar për orën 20:00.

Më herët, Komisioni për legjislacion miratoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër.

Në komision mungoi anëtari i LDK-së, ndërsa shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›