Kuvendi miraton Oketën si ministër i Mbrojtjes.
Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dekretin e presidentit për emërimin e Gazmend Oketës në postin e ministrit të Mbrojtjes. Deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetët miratuan edhe dy dekrete të tjera të presidentit, atë për shkarkimin e Oketës nga posti i zëvendëskryeministrit dhe të Fatmir Mediut nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Kandidatura e Oketës për postin e ministrit të Mbrojtjes u propozua nga kryesia e PD-së, pasi Fatmir Mediu dha dorëheqjen.