Gërdeci : Debate të ashpra, replikat dhe kundërreplikat në parlament.
Është duke u zhvilluar seanca parlamentare në kuvend. Shekulli-online jep fjalën e deputetëve që diskutojnë sot :
Aldo Bumçi :Ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe ne si përfaqësues të qeverisë ndjejmë përgjegjësi. Cila do jetë sjellja e jonë dhe e opozitës. Nuk kemi ardhur në politikë për të qëndruar pas një karrigeje.A mbajti kjo qeveri përgjegjësi po, e mbajti, duke dhënë dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes. Nëse ka përgjegjësi,kryeministri me jepni fakte dhe vota ime është më ju. Kryeministri nuk mund të dijë gjithçka, nuk ka kryeministër në botë që e bën këtë.Sjellja e qeverisë pas ngjarje , qeveria është kthyer në pjestarë të çdo familjeje të lënduar. NYT goditi Xhon Mekein, kjo tregon qëndrimin e saj politik. Ka një muaj të tërë që flitet për të pse doli një javë para samitit të NATO-s.
Gëzim Musabelliu deputet iPSD : Të studiojmë dhe ristudiojmë ligjet , dhe tu kthehemi po vetëm kur të jemi të bindur, në mënyrë që të mos dëmtojmë interesat e vendit. Sot gjithkush mundohet t'ia hedh fajin njëri -tjetrit. Si ka mundësi që kryeministri nuk e dinte se ekszistonte fabrika vetëm disa metra larg Tiranës.
Blerim Cela deputet i PS :E majta po manipulon për të dominuar politikën. Shpifja nuk është armë në politikë se drejtësia do të zbadhë faktet dhe ato nuk do të besohen më. Po tentojnë marrin pushtetin me dhunë dhe shpifje. Vetëmse i goditëm në 92, por ne do të vazhdojmë në konsolidimin e shtetit ligjor të së drejtës, pavarsisht pengesave që na nxjerrin. Aq sa është përgjegjëse qeveria aq dhe opozita qe ka njerëz në administratë. Tek ne ngjarjet ndodhin kur jemi në prag të reformave të thella.
Dritan Prifti : Akuzat e opozitës për korrupsion janë të rënda. Ka akuza të implikimeve nga më të ndryshmet. Nuk dua ti përmend se kjo i takon prokurorisë. Dua të merrem me pjesën e qeverisjes që nuk ka fonksionuar si duhet. Kryefajtori është kryeministri porle të ndalemi tek ministrat përgjegjës. Ministria e mbrojtjes mori përgjegjësinë duke u larguar nga detyra. Pse nuk e bën këtë edhe ministri i financave. Ndaj veç kryeministrit i kërkoj dorëheqje edhe këtij ministri. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ministri i Punës, sepse inspektoriati që duhet të mos e kishte lejuar këtë. Kërkoj dorëhejen e ministrit të brendshëm, sepse kryetari i bashkisë Vorë ka thënë se i ka shkruar Ministrisë dhe kjo e fundit nuk ka reaguar. Nuk kuptoj as pozicinin edeputetit të zonës. Si ka mundësi që nuk e dinte për fabrikën ?Pra, Le të merremi me ministrat që nuk kanë bërë detyrën.
Valentina Leskaj :Mos e trajtoni krimin shtetëror si një ngjarje të zakonshme. Ne kërkojmë sqarime për tre gjëra. Pse qeverai ka kontraktuarkompaninë ehuaj, Delijogjin, pseështë vëndosur aai lloj çmimidhe pse ka gënjyer me të humburit dhe të zhdukurit. Kjo seancë nuk mund të mbyllet pa marrë përgjigje këto çështje.
Berisha : Siguroj këdo që mafia nuk do mund të më lakoj kurrë. Të siguroj zonjëse sot ndihem më i vendosur se kurrë të përballem me mafian. Majfa përpiqet që Shipëria të mos integrohet. Qeveria nuk kamardhënie kontraktuale përvecse me Pauer Ofer Pointment.Nëse ekziston marveshje tjetër zonjë dorëzoje, qoftë këtu qoftë në prokurori. Dokumentat që kam unë do konfirmohen.
Petro Koçi: Katastrofa është pasojë e shpërdorimit të detyrës. Gërdeci po tregon se krimi i organizuar ka mbërthyer shtetin. Delijorgji është fenomen. Ndaj ky është momenti që ta pastrojmë politikën. Ndaj duhet të thëmi shqipëtarë: Shqipërinë e mori Skrapi i vu zjarr, shqipëtar mos rri po bëhu qytetar.
Pëllumb Xhufi : Ne si grup parlamentar nuk e ndjejmë të diskutojmë për ligje. Nëse duhet të bisedojmë për ligje, duhet të bisedojmë për ligjin e vdekjes. Kush e bëri dhe kush e votoi.
Valentia Leskaj : Nuk mund të takojmë debatin si rutinë. Nuk mund të futet parlamenti në rrugë normale pa u zbardhur krimi.
Berisha: Kjo fatkeqësi përbën prioritetin tim dhe nuk e kam shmangur për anjë moment, që nga organizimi drejtimi dhe sistemimi i banorë, por edhe ngushullimi i viktimave. Përcaktimi i skemës së dëmshpërblimit dhe llogaridhënies para jush. U jam përgjigjur ju, 7 orë edhe pse kërkuat 1 orë. Mund të qëndroj edhe 24 orë nëse e kërkoni këtë. Por mos mendoni se vendin mund ta nëpërkëmbëni, duke moszbatuar ligjin. Po shfrytëzoni tragjedinë, për qëllime ekstreme. Nuk keni për t'ia arritur pavarsisht presionit tuaj, që të më lëkundni. Në një terren ku ranë 5000 predha forcat e ushtrisë dhe qytetarët ndërmorën operacioninmë të vështirë të shpëtim -kërkimit. Paraqisni fakte dhe dokumenta për çdo akuzë, mos flisni në ajër.