E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama : Artikulli i NYT, turp për ne

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama ka reaguar me anë të një konference për shtyp lidhur me shkrimin që gazeta "New-York Times" ka publikuar sot, artikull i cili kishte një muaj që investigohej . Ndihem keq, është shprehur ai, që pas publikimit të atij shkrimi, kryeministri i vendit tonë ka reaguar në mënyrë të turpshme, duke akuzuar New York Times, si të manipuluar nga mafia. Kjo, ka thënë  Rama, është akuzë si në kohën e diktaturës. Ndihem edhe më keq që Shqipëria e fëmijëve tanë ka dalë në faqe të parë të NYT, për një zullum të turpshëm. Sipas kryesocialistit tashmë nuk ka asnjë dyshim që emigrantët tanë atje do të shihen si njerëz që vijnë nga një vend trafikantësh. " Më vjen keq që qeveria e këtij populli ka menaxhuar kaq keq mardhënien me partnerin tonë kryesor, që është SHBA-ja. Qeveria e këtij vendi na ka nxjerrë në opinionin botëror si një vend i korruptuar dhe si një vend ku zhvillohet trafik armësh."- është shprehur Rama, duke shtuar se kryeministri është i pandehuri i një investigimi të pashoq siç është ai i NYT, gazetë e cila nuk ka në historinë e saj as një gjyq të humbur për shpifje. Ndaj po ju ripërsëris zoti Berisha, kërkesën për largim nga posti kryeministror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›