E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha : " Më sulmoni me të vërteta dhe jo mashtrime."

 

Vazhdon debati i lirë në parlament,  vihen re ndërhyrje të herëpashershme të kryeministrit Berisha.Kryeministri zonjës Ermelinda Meksi : 'Meqë je e interesuar për anëtarësimin në NATO mos u bashko me atë grusht njerëzish që u drejtohen metodave të ulta të fabrikimit dhe të shpifjeve. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion dokumenta autontike për blerjen e fishekëve.Ajo  është një kompani që ka fituar një tender për një sasi municionesh për ushtrinë afgane. Dokumentat janë më bindëse se deklaratat tuaja. Nuk keni për të dëmtuar rrugën e futjes së Shqipërisë në NATO. Kjo kompani ka dorëzuar, një dokument legal, është vërtetuar dhe duhet prap të hetohet për destinacionin e dërgesave. Ka një tragjedi të tmerrshme por nuk mund të kapeni pas degëve dhe gjetheve dhe të ndërtoni një mal mashtimi.  Me gënjeshta nuk sulmohet dhe mposhtet Berisha. Sulmoni me të vërteta dhe jo me mashtrime. Unë jam këtu.' Parlamenti t'u vejë në dispozicion deputetëve, kopjen e marveshjes me firmën amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›