Majko : " NYT, ka identifikuar mafien e vërtetë."
Pandeli Majko në seancën e sotme plenare është shprehur : Më duket se NYT paska cituar mafian atëherë i bie që të ketë kuptuar se kush është mafia. Nuk flasim më për viktima dhe për trafik, të më falin viktimat e Gërdecit. Dhe kur diskutohet për mafie, ka vetëm një rrugë. Më dëgjo më mirë çmontim sesa shpërthim, zoti Berisha. Sinjalin ta ka dhënë gazeta më e madhe e botës. Nuk mund të hetohesh duke qenë kryeministër, ndaj veç hiq dorë.