E Hënë, 2 Nëntor 2026

LITUANI – Buxheti i miratuar i mbrojtjes në nivel rekord

RIGË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/- Lituania ka miratuar buxhetin shtetëror për vitin 2026, i cili paraqet shpenzimet e mbrojtjes në një nivel rekord.

Buxheti ushtarak do të arrijë në 5,38% të produktit të brendshëm bruto (PBB) sipas planit të miratuar nga parlamenti në Vilnius.

Në terma absolutë, vendi anëtar i NATO-s do të shpenzojë 4,79 miliardë euro për mbrojtjen vitin e ardhshëm.

“Kjo përfaqëson një rritje prej 43% krahasuar me vitin 2025 dhe është shuma më e madhe që Lituania ka vendsour ndonjëherë për mbrojtjen – që nga rifitimi i pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik”, tha sot Ministria e Mbrojtjes.

Me buxhetin e ri, Lituania do të bëhet një nga vendet e NATO-s me shpenzimet më të larta për mbrojtjen.

Shumica e fondeve do të shkojnë për forcimin e aftësive mbrojtëse, blerjen e sistemeve të reja dhe të avancuara të armëve dhe zgjerimin e infrastrukturës ushtarake.

Një prioritet kryesor është dislokimi një formacioni ushtarak gjerman në Lituani deri në vitin 2027.

Bundeswehr-i i Gjermanisë aktualisht po krijon një brigadë të blinduar “Panzerbrigade 45” për dislokim të përhershëm në Lituani me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.

Lufta në Ukrainë shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Lituanisë, duke shkaktuar një grumbullim të madh ushtarak. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›