E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – Starmer: Trump dhe Evropa duan të njëjtën gjë për Ukrainën

BERLIN, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, dhe udhëheqësit evropianë duan të njëjtën gjë për Ukrainën … një armëpushim “të drejtë dhe të qëndrueshëm”, këmbënguli kryeministri britanik Keir Starmer, ndërsa përpjekjet për paqe rreth një plani të udhëhequr nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës me Rusinë vazhdojnë.

Starmer tha se kishte “një numër çështjesh që ende duhen zgjidhur”, por hodhi poshtë sugjerimet se optimizmi i tij ishte zbehur.

I pyetur gjatë një vizite në Norfolk nëse kishte një shans për të bërë përparim në fundjavë, apo nëse shpresat e tij ishin “shuar”, ai tha: “Jo, ne duhet të bëjmë përparim”.

“Ajo që dëshiron presidenti Trump, ajo që dëshiron Ukraina, ajo që duan evropianët është e njëjta gjë, që është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë pas agresionit gati katërvjeçar nga Putini dhe Rusia”, theksoi ai.

“Ata kanë paguar një çmim shumë të lartë. Nëse do të ketë një armëpushim dhe shpresoj se do të ketë, ukrainasit e duan këtë mbi të gjitha, ai duhet të jetë i drejtë dhe duhet të jetë i qëndrueshëm”, theksoi Starmer.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›