LUBJANË – Sllovenia shpall Netanyahun ”persona non grata”

LUBJANË, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria sllovene njoftoi sot se kishte vendosur unanimisht të ndalonte hyrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në territorin e saj, duke kujtuar se kundër tij po zhvillohen procedura për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Me këtë hap, Sllovenia konfirmon angazhimin e saj ndaj së drejtës ndërkombëtare, vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe një politike të jashtme parimore dhe konsistente”, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër./ a.jor.