E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laçi i jep zgjidhje përmbytjeve, projekti i përroit synon mbrojtjen e qytetit dhe bizneseve

Qyteti i Laçit nuk do të ketë më përmbytjet që për vite me radhë kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa e biznese, madje edhe viktima.

Me financim nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, është drejt përfundimit projekti i sistemimit të përroit që kalon përmes qytetit, një investim me vlerë rreth 92 milionë lekë.

Punimet po zhvillohen në kanalin e mbyllur brenda qytetit, ku po kryhet betonizimi i brendshëm, ndërsa në periferi është duke u zgjeruar kanali ekzistues.

Ky investim shihet si një nga më prioritarët për qytetin, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve të përsëritura ne Laç.

“Përmbytjet janë shumë të mëdha por me punën që po behet për ne është madhore”

“Kur ka reshje të dendura ujërat dalin nga kanali. Punët e mira kënaqin të gjithë qytetarët”, thanë disa nga qytetarët.

Sistemi i përroit pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve në Laç, që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm, sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›