E Martë, 3 Nëntor 2026

Lajmi për takim të Ramës me Trump Jr, Grenell i përgjigjet Alfred Lelës: Është gënjeshtër

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale,  ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar në mediet pranë opozitës ku ai konsiderohet lobist i padeklaruar i Kryeministrit Rama.

Sipas lajmeve të publikuara Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.

Grenell reagoi në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin teksa i kërkon drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër totale. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, djali i presidentit Trump reagoi duke e ripostuar në Twiter reagimin e Grenell.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi sot në Petrelë u shpreh se njerëzit e familjes së presidentit amerikan u detyruan të përgënjeshtrojnë çmendurinë e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›