E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri “Mësojmë shqip në diasporë” përfshihet në listën e materialeve mësimore në Gjermani

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në drejtim të mbështetjes së mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, veçanërisht në North Rhine-Westphalia, ku mësimi plotësues i shqipes është i organizuar.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani njoftoi se libri “Mësojmë shqip në diasporë” është përfshirë zyrtarisht në listën e materialeve mësimore për nxënësit shqiptarë në Gjermani, për nivelet II dhe III të mësimnxënies, nga shtëpia botuese “Weyel Verlag”.

Ky botim vjen si një instrument i rëndësishëm didaktik, i hartuar në mënyrë kronologjike dhe i përshtatur me temat dhe programet mësimore përkatëse.

Ai synon të lehtësojë procesin e të nxënit të gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Teksti kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e mësimit të gjuhës amtare në diasporë, duke ndihmuar në ruajtjen dhe transmetimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor ndër breza.

Përfshirja e tij në programet zyrtare konsiderohet një hap konkret drejt konsolidimit të mëtejshëm të mësimit të shqipes në sistemet arsimore të vendeve pritëse.

1 nga 4

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›