Lodrat kineze, "e keqe e domosdoshme"
Drita shumëngjyrëshe,
kukulla që flasin, makina
që ecin dhe figura të ndryshme
për fëmijë. Kjo është panorama
mbizotëruese e tregut çam.
Sapo hyn në rrugën e ngushtë me
të njëjtin emër, ku tregtohen mallra
industriale, sheh mallrat e festës.
Ky treg është një ndër pikat më
të mëdha tregtare në Tiranë dhe
vizitohet nga mijëra qytetarë për
shkak edhe të gjeografisë së përshtatshme.
Nisur nga alarmi i Ministrisë
së Ekonomisë se në tregun
shqiptar gjenden lodra të rrezikshme
kineze, ne iu drejtuam
pikave të shitjeve me këto artikuj.
Është mesi i ditës dhe tregu është
plot me qytetarë që blejnë për festa.
"Kam marrë këto kukulla për
mbesat dhe "‘Superman‘ për
nipin", thotë një vajzë. E pyetur
nëse ka frikë për rrezikun që
paraqesin lodrat kineze, ajo shprehet
"Kineze! Po çfarë lodrash të
marrim". Në fakt, para kësaj pyetjeje
gjithkush e ka të vështirë
përgjigjen. Të gjitha tregjet janë
pushtuar nga lodrat kineze.
"Made in China", kështu shënohet
në çdo ambalazh të mallrave plastike.
Ndërkohë tregtarët, më
shumë të etshëm për të shitur se
sa për të kthyer përgjigje për
markën e lodrave, të shohin me
çudi kur i pyet nëse janë kineze
lodrat. "Të gjitha pa përjashtim",
thotë Iliazi, që ka vite që shet në
tregun çam. Më tej ai sqaron se "të
gjithë tregtarët e bëjnë furnizimin
në Kinë dhe është absurde të kërkosh
marka të tjera në treg. Këtu
maksimumi mund të ketë edhe
lodra turke, ndërsa për prodhime
të tjera as që bëhet fjalë. Pyetjes
se a jeni në dijeni për disa lodra që
rezultojnë të rrezikshme, ai tha se
"i kam parë vetëm në media, asnjeri
s‘ka ardhur këtu të na njoftojë
apo të na bllokojë mallin". Me sa
duket Policia Tatimore është më
indiferente se këta tregtarë për lodrat
e rrezikshme.
Ajo ç‘ka duhet cilësuar përpos
faktit se gjithçka mban firmën aziatike
është edhe se qytetarët vazhdojnë
të blejnë pa u trazuar. Të bindur
se kjo është e vetmja zgjidhje
për t‘u bërë një dhuratë të
dashurve të tyre të vegjël. Çmimet
në dyqane janë mjaft të shtrenjta
dhe unë kurrsesi nuk mund të blej
një kukull 5000 lekë, ndërsa këtu
mund ta marr 1500 lekë, shprehet
një grua rreth të 50-ve që ka blerë
një kukull "Barbi" për mbesën e
vogël 4-vjeçare. Sipas saj, rrogat e
ulëta që marrin shqiptarët nuk iu
japin shumë mundësi zgjedhjeje.
"Në treg do të blejnë gjithnjë, jo
vetëm lodrat, por edhe ushqimet
e veshjet që kemi planifikuar për
festa", shton ajo.
Por lodrat e rrezikshme nuk
janë një trill. Ato janë testuar më
parë në vendet e Bashkimit Evropian,
që i kanë nxjerrë prej kohësh
nga tregu. Të paktën firmat e prodhimit
të cilësuara si të rrezikshme
për shëndetin e fëmijëve. Ato kanë
lëndë helmuese në përbërjen e
tyre dhe janë publikuar një javë
më parë në televizione e gazeta
nga Ministria e Ekonomisë. Duke
u bazuar në figurat e tyre, ne
kërkuam me sy të lirë të shquanim
ndonjërën prej tyre në treg. Ne
vumë re se lodrat e tregut, të paktën
ato të reklamuara nuk janë të
ngjashme me lodrat e rrezikshme.
Por përpos pamjes, ato njihen
edhe nga kodet. Shumica prej lodrave
nuk kanë fare kode nëpër
ambalazhe, dhe as të stampuara
në sipërfaqe të tyre.
Më datë 19 dhjetor, Ministria e
Ekonomisë, njoftoi se në tregun
tonë gjenden me mijëra lodra kineze
të dëmshme për shëndetin e
fëmijëve. Sipas saj, janë një kategori
lodrash të kompanisë "Fisher
Price" që paraqesin rrezikshmëri,
sepse kanë përmbajtje plumbi mbi
nivelet e lejuara. Po kështu janë të
rrezikshme për jetën edhe lodra të
tjera me origjinë nga Kina. Ato shkaktojnë
mbytje ose helmim, shok
elektrik, dëmtime të ndryshme fizike
apo bakteriologjike etj., të provuara
nga testimet e laboratorëve
të akredituar në vende të ndryshme
të Bashkimit Evropian. Gjithashtu,
ky dikaster këshillon shitësit e pakicës
dhe shumicës, si dhe importuesit,
që të bëjnë kujdes me disa
lodra të rrezikshme të vendosura në
tregun tonë. Pas këtij urdhri, asnjë
tregtar nuk ka marrë ndonjë masë,
për shkak të mungesës së informacionit
mbi këto lodra, si dhe mung
sës së përgjegjshmërisë për rrezikun
e tyre.
Për sa kohë lodrat gjenden në
tregje, qoftë në qendra të mëdha
apo të vogla tregtare, rreziku është
e pranishëm. Shto këtu edhe riskun
që marrin vetë përsipër qytetarët
duke qenë se kushtet
ekonomike nuk u lënë tjetër
mundësi zgjedhjeje.