E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi, fluks pacientësh në spital, nuk zbatohet sistemi i referimit

Virozat e stinës, që janë
përhapur në të gjithë ven
din, kanë krijuar fluks pacientësh
në spitale. Ndërkohë që
në spitale ka fluks, qytetarët e tjerë
nuk po tregohen të kujdesshëm jo
vetëm në zbatimin e sistemit të
referimit, por po gabojnë edhe
mënyrën e trajtimit të kësaj viroze.
Shkojnë në farmaci për t‘u këshilluar
për barnat që duhet të marrin
pa rekomandimin e mjekut. Ministria
e Shëndetësisë ka njoftuar
zyrtarisht se gjendja e krijuar nuk
është as grip dhe as epidemi, por
vetëm një gjendje viroze, e cila
nuk ka prekur vetëm Shqipërinë,
por edhe vendet e tjera të rajonit.
"Fenomeni gripal nuk është
shfaqur vetëm në vendin tonë: ai
është një fenomen rajonal, që
ndeshet edhe në shtetet e tjera
fqinje. Situata është e pritshme,
pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë,
kohë më parë, ka
paralajmëruar shtimin e pritshëm
të rasteve të gripit, llojet e
viruseve dhe pasojat e mundshme
që ato mund të kenë",
sqaruan dje përfaqësuesit e
Shëndetësisë.
Sipas tyre, qytetarët duhet të
drejtohen për ndihmë te mjeku i
familjes dhe nëse kanë nevojë
për ndihmë më të specializuar të
drejtohen në spital. Shfaqjet e
para të simptomave të kësaj viroze
shfaqen në rrugët e sipërme
të frymëmarrjes.
Më të prekurit kanë qenë kategoria
e pacientëve që vuajnë nga
sëmundjet kronike. Krahasuar
me vitin e kaluar, konstatohet një
numër më i madh rastesh, sidomos
në grupmoshën 5-14 vjeç.
Konkluzioni i specialistëve është
se janë një sërë virusesh të cilët
krijojnë shqetësime jo vetëm në
frymëmarrje por edhe temperaturë,
dhembje koke dhe probleme
të tjera.
Instituti i Shëndetit Publik
është në fazën e fundit të përcaktimit
të virusit shkaktar të këtyre
rasteve.
"Të gjithë qytetarët, që e ndjejnë
të nevojshme konsultën dhe
vizitën mjekësore për shkak të
gripit, t‘i drejtohen fillimisht
mjekut të familjes dhe mjekut të
përgjithshëm, në mënyrë që të
mos krijohet konfuzion dhe alarm
i rremë nëpër spitalet qendrore",
sqaroi dje zyrtarisht Ministria e
Shëndetësisë. Kjo, sipas tyre,
bëhet e nevojshme pasi rastet e
konstatuara deri tani janë me
origjinë virale, gjë që do të thotë se
nuk kanë nevojë për mjekim antibiotik.
Të gjithë të prekurit duhet
të konsultohen me mjekun përpara
se të vijojnë me përdorimin e
medikamenteve të ndryshme, si
dhe të vazhdojnë përdorimin e
vaksinës antigrip.
Ministria i këshillon qytetarët,
të cilët janë prekur nga viroza, të
përdorin medikamentet e autorizuara
nga mjeku, të konsumojnë
sa më shumë lëngje dhe të shmangin
ambientet e pa ajrosura dhe
me shumë persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›