E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, dronë ukrainas mbi Shën Pjetërburg, Zelenski pritet të takohet me Trump

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon me sulme të ndërsjellta në territoret e dy vendeve.

Gjatë natës, autoritetet ruse raportuan për një sulm me dron ukrainas në Shën Pjetërburg, ku si pasojë zjarre dhe tymi mbuluan një pjesë të qytetit.

Ndërkohë, mbrojtja ajrore ruse njoftoi se rrëzoi disa mjete fluturuese pa pilot. 

Sulmi është pjesë e një vale goditjesh që, sipas Kievit, synon infrastrukturën logjistike dhe objektet që mbështesin industrinë ushtarake ruse. 

Në frontin diplomatik, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të udhëtojë më 28 korrik në Washington, ku sipas mediave do të zhvillojë një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë mbështetja ushtarake për Kievin dhe përpjekjet për t’i dhënë një shtysë të re negociatave për paqe. 

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian miratoi një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke zgjeruar masat kundër sektorit financiar, industrisë së mbrojtjes dhe rrjeteve që ndihmojnë Moskën për të shmangur kufizimet ndërkombëtare. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›