Zjarre në Voskopojë dhe Llogora, rrezikohet zona pyjore

Emergjencat Civile të Bashkisë Korçë kanë njoftuar për riaktivizimin e një zjarri në Njësinë Administrative Voskopojë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të zonës pyjore me pisha, duke vënë në rrezik mjedisin natyror.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është raportuar brenda pyllit të Llogorasë.
Dyshohet se zjarri i rënë pak ditë më parë si pasojë e rrufesë është riaktivizuar.
Sipas gazetares së RTSH-së, situata paraqitet serioze, pasi në rast të mos ndërhyrjes në kohë rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa apelohet për kujdes dhe bashkëpunim nga komuniteti për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
/rtsh.al/